Plani me 10 pika për paqen i Teheranit/ Shtëpia e Bardhë e hedh poshtë, zyrtari amerikan: Ne nuk negociojmë publikisht, kemi respekt për procesin
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të rrëzojë kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Meta thotë se nuk është i surprizuar nga gjykata, për të cilën thotë se e zvarriti çështjen 6 muaj, përtej çdo afati. Ish-presidenti shton se në 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, “do të jem ballë për ballë me bandën që më rrëmbeu në mënyrë banditeske”.
“Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës! Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë. Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.
Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre. Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji.“-thuhet në reagimin e Metës.
Meta ka ngritur si pretendim edhe mënyrën si u ekzekutua masa e sigurimit, por sipas Kushtetueses ish-presidenti këtë argument e ka parashtruar edhe në gjykatat e tjera, dhe sipas gjykatës ai ka bërë kallëzim për kryerjen e veprimeve arbitrare në prokurorinë e Tiranës dhe çështja është nën hetime.
Top Channel