Video/ Barcelona e bën dramë në “Camp Nou”, katalanasit munden me dy gola nga Atletico dhe rrezikojnë eliminimin
Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Liverpool-it në Champions, duke triumfuar 2-0.
Sfida e luajtur në “Parc des Princes” nisi në mënyrën më të mirë pr kampionët në fuqi të Europës, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 11’ me anë të Doue.
“Reds”-at u munduan të reagonin por më kot, me parizienët që morën nën kontroll sfidën.
Gjithsesi, goli i dytë dhe i qetësisë erdhi në minutën e 65’ nga Kvaratskhelia, me PSG që hedh kështu një hap të sigurt drejt gjysmëfinales dhe misionit për të mbrojtur titullin.
Nga ana tjetër, Liverpool-it do t’i duhet një nga mrekullitë e veta pas një jave në “Anfield”, në mënyrë për të vazhduar ëndrrën Champions.
REZULTATI:
PSG 2-0 LIVERPOOL
Doue 11′, Kvaratskhelia 65′
NGJARJET KRYESORE:
90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 2-0 të PSG!
73′ Pas rishikimit me VAR, gjyqtari ndryshon mendim dhe anulon penalltinë e PSG.
70′ Konate shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Zaire-Emery brenda në zonë. Penallti për PSG.
65′ GOOOL PSG 2-0/ Kvaratskhelia merr një top në zonë, kalon portierin dhe shënon golin e dytë. (VIDEO)
53′ Dembele merr një top brenda në zonë, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
32′ Kvaratskhelia provon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, por Mamardashvili reagon si duhet për t’i mohuar golin.
11′ GOOOL PSG 1-0/ Doue provon me një gjuajtje brenda zonës, me topin që devijohet dhe shkon në rrjetë. (VIDEO)
1’ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel