Armëpushimi nuk përfshin Hezbollahun, Izraeli godet Libanin

08/04/2026 10:45

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur jugun e Libanit këtë mëngjes, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit.

Sipas raportimeve nga terreni, bombardimet kanë prekur zonat e Tyre dhe Nabatieh, duke shkaktuar shpërthime dhe tym të dendur mbi ndërtesa.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se marrëveshja e armëpushimit nuk përfshin konfliktin me Hezbollahun, grup i mbështetur nga Irani.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet e Liban apo nga Hezbollah.

Raportet e ditëve të fundit sugjeronin se Hezbollahu kishte kërkuar përfshirjen e frontit libanez në çdo marrëveshje të mundshme. Nga ana tjetër, Izraeli ka sinjalizuar se synon krijimin e një zone tampon sigurie përgjatë kufirit në territorin libanez.

Top Channel