Armëpushimi nuk përfshin Hezbollahun, Izraeli godet Libanin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi si një “ditë të madhe për paqen botërore” marrëveshjen për armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iran, duke theksuar se kjo mund të shënojë fillimin e një faze të re stabiliteti në rajon.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se SHBA do të ndihmojë në rritjen e trafikut në Ngushtica e Hormuzit, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për ekonominë dhe sigurinë globale.
“Një ditë e madhe për paqen botërore! Irani dëshiron që kjo të ndodhë… Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në rritjen e trafikut në Ngushticën e Hormuzit. Do të ketë shumë veprime pozitive dhe shumë para”, shkroi ai, duke shtuar se Teherani mund të nisë procesin e rindërtimit.
𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐉. 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩 𝐓𝐫𝐮𝐭𝐡 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐏𝐨𝐬𝐭 𝟏𝟐:𝟎𝟏 𝐀𝐌 𝐄𝐒𝐓 𝟎𝟒.𝟎𝟖.𝟐𝟔 pic.twitter.com/Ict1bkhr4b
— Commentary Donald J. Trump Posts From Truth Social (@TrumpDailyPosts) April 8, 2026
Trump u shpreh optimist se marrëveshja do të funksionojë, duke theksuar se SHBA do të monitorojë nga afër zhvillimet për të siguruar zbatimin e saj. Ai madje e cilësoi këtë moment si potencialisht “Epoka e Artë e Lindjes së Mesme”.
Ndërkohë, në një deklaratë për agjencinë AFP, presidenti amerikan sugjeroi se Kina ka luajtur një rol në nxitjen e Iranit për t’u ulur në tryezën e negociatave. Sipas tij, Pekini mund të ketë ndikuar në vendimin e Teheranit për të pranuar marrëveshjen e armëpushimit.
“Kjo është ajo që dua të them”, deklaroi Trump, duke lënë të kuptohet se ndikimi i Kinës ka qenë i rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Top Channel