Aksident me vdekje në aksin ‘Ura e Gjoles-Fushë Krujë’, makina përplas këmbësoren
08/04/2026 11:12
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 83-vjeçare.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, uniformat blu bëjnë me dije se automjeti që drejtohej nga shtetasi A. Gj., 59 vjeç ka përplasur një këmbësore, konkretisht shtetasen N. M., 83 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Gj., 59 vjeç, banues në Lezhë, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Ura e Gjoles-Fushë Krujë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen N. M., 83 vjeçe, banuese në Krujë, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Top Channel