Video/ Barcelona e bën dramë në “Camp Nou”, katalanasit munden me dy gola nga Atletico dhe rrezikojnë eliminimin
Moderatorja e “Top Story”, Grida Duma, analizoi në program luftën në Lindjen e Mesme, sa e rrezikuar është Shqipëria.
Duma u shpreh se politika në SHBA nuk ka qenë kurrë kaq kaotike, teksa shtoi se vetë presidenti Donald Trump është i palexueshëm në veprimet e tij.
Moderatorja deklaroi se nuk duhet të shqetësohemi aq shumë për përfshirjen e Shqipërisë në situatën e luftës.
“Asnjëherë më parë politika amerikane dhe një president amerikan, thonë analistët sidomos, nuk kanë qenë kaq kaotik, dhe të palexueshëm, siç është presidenti Trump. Një presidencë krejt ndryshe dhe një diplomaci e cila zor se quhet diplomaci. Gjithsesi lufta në Iran tashmë i ka efektet në Ballkan, në Europë, globalisht po e po.
Asgjë nuk është më si më parë do të thonin plot nga ata që kanë lexuar Kissinger-in më parë, por nga ana tjetër ka pasur shumë parashikime, që rendi i paqes në botë nëpërmjet globalizmit ishte duke ardhur drejt fundit, e duket sikur po jetojmë në një kohë kur nuk mund të jemi dot indiferentë, psikologjikisht, politikisht, historikisht dhe lokalikisht në Shqipëri. Ne jemi një specifikë në Shqipëri, që kemi strehuar një komunitet i cili përbën një specifikë deri diku të rrezikshme.
E kemi thënë në Top Story dhe jo vetëm, ka pasur analiza të caktuara edhe nga ata që njohin sigurinë, politikën dhe diplomacinë, që nuk duhet të shqetësohemi aq shumë, por efektet e një luftë të mundshme e cila ndjehet tashmë në ekonomi, në psikozën e turmës që bota nuk është më aq e qetë”, tha Duma.
Top Channel