Afati i Trump për Iranin, kryeministri pakistanez propozon armëpushim 2-javor dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë
Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, i tha Agjencisë zyrtare të Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA) se kërcënimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të shkatërruar qytetërimin iranian është një “shenjë injorance” që nuk do të ndihmojë dialogun e mundshëm mes dy vendeve.
“Ruajtja e paqes dhe sigurisë së popullit është përparësia kryesore e qeverisë dhe kërcënimet nuk do të shqetësojnë qetësinë publike”, tha Mohajerani për IRNA.
“Dera e dialogut hapet me respekt, rruga e ngushtë e kërcënimeve, vogëlsisë dhe poshtërimit nuk është një mënyrë për të hyrë”, u shpreh ajo.
“Kërcënimi i një ‘qytetërimi’ është, më shumë se çdo gjë tjetër, një shenjë injorance e historisë së një kombi që ka kapërcyer vazhdimisht krizat dhe vazhdon të qëndrojë”, shtoi Mohajerani.
Më herët, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, la të kuptohej se do të ketë “më shumë lajme më vonë sot” kur u pyet nga CNN nëse pret që Irani të ulet në tryezën e negociatave.
Top Channel