Dalin pamjet nga sulmi në konsullatën izraelite në Stamboll, një prej autorëve i fshehur pas makinës dhe me kallash në dorë
07/04 12:40
Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se mbi 14 milionë iranianë janë shprehur të gatshëm të sakrifikojnë jetën në mbrojtje të vendit, në rast të një pushtimi tokësor nga SHBA ose Izraeli.
Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se edhe vetë është i gatshëm të japë jetën për Iranin, duke e cilësuar këtë si një akt patriotik.
Sipas mediave shtetërore, autoritetet kanë nisur fushata me mesazhe dhe thirrje publike për rekrutimin e vullnetarëve, ndërsa edhe ushtarakët në pension janë ftuar të shprehin gatishmërinë për t’u rikthyer në shërbim.
Irani ka një popullsi prej rreth 90 milionë banorësh, çka tregon një mobilizim të konsiderueshëm në rast përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.
Top Channel