Ofroi garanci pasurore për ndryshim mase, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shefat e komisariateve dhe të sektorëve në varësi të DVP-së.
Gjatë takimit, Hita kërkoi më shumë angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit, të shitjes së lëndëve narkotike, kultivimit të kanabisit si në terrene të hapura ashtu edhe në ambiente të mbyllura, të armëmbajtjes pa leje, të krimeve ekonomike, të lojërave të fatit dhe call center-ave të paligjshëm, të trafiqeve, si dhe të krimeve mjedisore, kryesisht për lirimin e hapësirave publike, ndërtimet pa leje dhe ndotjen e mjedisit.
Rendi dhe siguria në tërësi, e në veçanti siguria në shkolla, siguria kibernetike dhe ajo rrugore, ishin disa nga porositë e tjera që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dha gjatë takimit, duke kërkuar rritje të prezencës policore dhe të kapaciteteve profesionale, me qëllim parandalimin dhe rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë në kryeqytet.
Top Channel