Protesta e fermerëve pas heqjes së subvencionit të naftës, ministri i Financave dhe ai i Bujqësisë presin në takim 10 prej tyre
07/04/2026 12:20
Fermerët po protestojnë ditën e sotme, pas heqjes së naftës nga lista e masave të mbështetjes në skemën kombëtare.
Gazetarja e Top Channel Rudina Muça e cila po ndjek nga afër protestën, bën me dije se Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ai i Bujqësisë, Andis Salla, do të presin në zyrë 10 fermerë për të diskutuar nga afër kërkesat dhe shqetësimin e tyre.
Në këtë takim që mbahet në ministrinë e Bujqësisë do të marrin pjesë fermerë nga Shkodra, Fieri, Lushnja, Korça dhe Gjirokastra.
Top Channel