Pitbulli kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë, flet qytetari hero që e shpëtoi: U turr dhe e kapi nga koka, shkova dhe e lidha me zinxhir

07/04/2026 13:34

Një punonjës i bashkisë i cili ndodhej pranë vajzës së vogël në momentin që është sulmuar nga qeni pitbull në Vlorë, ka arritur që ta shpëtojë të miturën nga lëndime më të mëdha.

Ai ka rrëfyer për gazetarin e Top Channel Mikel Marsi se kur pa që qeni e sulmoi, iu afrua me shpejtësi dhe e kapi nga zinxhiri që kishte, duke e larguar nga 4 vjeçarja.

Ai tha se qeni lëvizte nëpër qytet pa pronar dhe me një zinxhir të lidhur në qafë.

“Vajza ishte më nënën me gjyshen dhe gjyshin. Qeni po kalonte atje, u turr dhe i kapi kokën. Vajta e kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Qeni ka tre ditë rrugëve. Vajzën e kafshoi në kokë… shpëtoi, fati i saj dhe që unë ndërhyra në moment. Qeni ka gjithë ditën që vjen vërdallë me një zinxhir”, tha ai.

Ndërkohë e mitura është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe po merr ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihet se kush është pronari i qenit, dhe do të jetë policia që do ta hetojë ngjarjen, e cila mund të kishte përfunduar me pasoja fatale.

Top Channel