Nga Auron Tare

6 Prill 1896 është momenti kur ëndrra e dy figurave të jashtëzakonshme nga dy fshatra të Epirit,  Averoff një bankier Vlach nga Mecova dhe Vangjel Zhapa një financier nga Labova e Gjirokastrës, rithemeluan një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë Botërore.  Lojrat Olimpike Moderne.

Zhapa i cili kishte hedhur idenë e rimëkëmbjes së këtyre Lojrave Antike dhe kishte financuar një seri aktivitetesh sportive në Athinën e mesit të 1800 fatkeqësisht nuk jetoi dot për të parë idenë e tij të realizuar. Ishte një tjetër Epirot, bankieri Jorgo Averoff lindur në fshatin e Mecovës i cili financoi pjesërisht restaurimin e Stadiumit Olimpik të Athinës  si dhe bëri të mundur që këto lojra të riktheheshin përsëri në Athinë pas  2000 vjetësh.

Por ishte Laboviti Zhapa i cili  luajti një rol të rëndësishëm në ringjalljen e hershme të traditës olimpike.

Ai financoi gara atletike në Greqi në mesin e shekullit XIX, të njohura si Olimpiadat e Zhapës.

Ai financoi restaurimin e Stadiumit i cili më vonë mori financime edhe nga Averof ku u pritën Lojërat e para Olimpike moderne në vitin 1896.

Në testamentin e tij, Zapa la fonde për të mbështetur organizimin e lojërave olimpike edhe në të ardhmen.

Vangjel Zhapa ka një rëndësi thelbësore në përpjekjet e tija që  mbajtën gjallë idenë e Lojërave Olimpike para se francezi Pierre de Coubertin të fillonte fushatën europiane dhe të krijonte një komitet që do të organizonte Lojërat Olimpike moderne në vitin 1896.

Pa Zhapën , ringjallja e Olimpiadës do ishte e pa mundur pasi ai krijoi dhe financoi përpjekjet e para që dhanë edhe atmosferën për Lojrat Olimpike.

E ndërkohë Shteti Modern Grek i ka ngritur shtatore këtyre dy burrave njeri shqiptar safi nga Labova dhe tjetri Vlah nga Mecova, shteti modern i Shqiptarëve përton të vendosë një pllakë të thjeshtë përkujtimore në fshatin e Lindjes se Zhapës ku të respektojë kujtimin e këtij shqiptari të shquar që kontributin e tij bamirës  përpos ideve për Olimpiadën, e shtriu në fushën e edukimit në  shumë fshatra të Jugut të Shqipërisë.

Ndërkohë si për ironi të fatit, Shteti i Shqiptarëve nuk harron ti ngrejë shtatore Politikanit Micotaqi si për ti kujtuar shqiptarëve  përzëniet masive nga Greqia.

Top Channel