Ofroi garanci pasurore për ndryshim mase, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg
07/04/2026 12:40
Ish-ministri Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim mase.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Beqaj kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, duke ofruar garanci pasurore deri në 2 milionë lekë.
Mes argumenteve, ai sjell një fragment nga vendimet e Strasburgut për kohën e mbajtjes në paraburgim, që sipas avokatit të tij, nuk është proporcionale dhe ka kaluar çdo afat procedural.
Beqaj akuzohet për pesë vepra penale , “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.
Top Channel