“Plumbi i artë”/ Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar një vajzë katërvjeçare.
Sipas informacioneve paraprake, qeni dyshohet të jetë pa pronar.
E mitura ka qenë duke në zonë me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e kokës.
Ajo u transportua menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, radiografia nuk ka evidentuar dëmtime serioze, por vetëm lëndime sipërfaqësore në lëkurën e kokës. Aktualisht, e mitura po merr trajtim nga stafi mjekësor, ndërsa gjendja e saj paraqitet e stabilizuar. Megjithatë, familjarët e saj shprehen të shqetësuar. Në një prononcim për mediat, nëna e vajzës u shpreh se janë shumë të tensionuar për situatën.
Ndërkohë, qeni është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve.
Top Channel