Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakes së Tropojës, 4 deputetët e PD thirren në GJKKO si dëshmitarë
07/04/2026 10:10
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja Elda Hoti u paraqitën këtë të martë në Gjykatën e Posaçme.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Bardhi, Hoti, Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati ishin thirrur si dëshmitarë në çështjen e ish kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj.
Islamaj akuzohet për korrupsion.
Pasi doli nga gjykata e posaçme, Bardhi dha një prononcim të shkurtër për mediat ku tha “I qëndrojmë kallëzimit që kemi bërë në SPAK. Kallëzimi i bërë nga ne është gjetur i drejtë, në fund të hetimeve i është drejtuar gjykatës së posaçme”, u shpreh Bardhi pasi la ambientet e GJKKO-së.
Top Channel