Lufta në Lindjen e Mesme po reflekton drejtpërdrejt edhe në sektorin e bujqësisë në Lezhë.
Rritja e çmimit të naftës, plehrave kimike dhe inputeve bujqësore ka vënë në vështirësi fermerët, pikërisht në periudhën më të rëndësishme të mbjelljeve të pranverës.
Në Zadrimë, një nga zonat më prodhuese në vend, gjithnjë e më pak fermerë po punojnë tokën. Ata tregojnë se kostoja e prodhimit është rritur ndjeshëm, nga 30 deri në 40 për qind, duke e bërë të papërballueshme vijimin e aktivitetit bujqësor. Në këto kushte, kërkesa e tyre kryesore mbetet mbështetja nga shteti për të përballuar situatën.
Përballë kësaj krize, shumë fermerë kanë nisur të tërhiqen nga bujqësia, duke lënë sipërfaqe të tëra toke djerrë.
Kjo situatë është e dukshme në terren, veçanërisht në zonën e Zadrimës në Lezhë, ku mungesa e punimeve bujqësore po bëhet gjithnjë e më evidente.
Top Channel