“Plumbi i artë”/ Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO
Konferenca e Kryetarëve e zhvilluar me dyer të mbyllura është shoqëruar me debate mes krerëve të grupeve të PS-së dhe PD-së.
Demokratët kanë kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e kontratave të ARRSH-së sa i përket investimeve në infrastrukturë.
Por sipas socialistëve, si kjo çështje, ashtu edhe ajo e AKSHI-it janë duke u hetuar nga Prokuroria dhe Parlamenti nuk mund të ngrejë komision hetimor.
Debati
Balla: Në lidhje me kërkesën e 39 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, ajo duhet teë respektoje 5 parime. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çdo çështje që është në gjykim nuk mund të shqyrtohet. Në tërësinë e vet kjo kërkesë ka më shumë faqe me firmat se thelb kërkese. Në kërkesë sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ka një rast ose çështje konkrete dhe jo të zëvendësojë prokurorinë dhe gjykatës. Bazuar në normën që parashikon ligji i posaçëm për komisionet hetimore nuk e miratojme këtë kërkesë për çuarjen e kërkesës në seance plenare.
Bardhi: Argumenti se kontratat janë subjekt i drejtësisë dhe se nuk mund të ketë komision hetimor nuk qëndron. Gjykata Kushtetuese, në një vendim të saj të vitit 2014, shprehet se fakti që organet e tjera kushtetuese përmbushin detyrat e veta nuk mund të shërbejë kurrsesi si argument për të refuzuar ushtrimin e detyrave nga Parlamenti.
Ne nuk po kërkojmë të bëjmë punën e prokurorisë, por të verifikojmë kontratat, të konstatojmë problematika, qoftë edhe për mënyrën se si funksionojnë institucionet, dhe të bëjmë propozime ligjore.
Dhe e përsëris, ju e keni detyrim kushtetues ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja çështje ku ju mund të pretendoni është objekti, formulimi i…
Balla: Sa i përket kërkesës për komision hetimor për AKSHI-n, diskutimi për këtë çështje u ezauruar më sipër, është e qartë që Kuvendi nuk mund të trajtojë çështje që janë në shqyrtim nga një pushtet tjetër si ai gjyqësor. Gjykata Kushtetuese e ka forcuar këtë parim në mënyrë të vazhdueshme.
Top Channel