Debati për Reformën Territoriale/ Socialistët ngrenë shqetësimin për personelin, Tabaku: Problemi është modeli…

07/04/2026 19:21

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale avancoi punët me dëgjesat publike, ku serinë e tyre e hapi ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, i cili e vuri theksin se decentralizimi është shumë i nevojshëm, përfshi dixhitalizimin e shërbimeve lokale.

Mbledhja u shoqërua me debate mes palëve, pasi opozita ngriti pikëpyetje mbi drejtimin e reformës së re.

“Barazitë janë shumë të theksuara në nivel lokal. Në decentralizimin financiar progresi është i dukshëm, por problematikë mbetet varësia nga transfertat e buxhetit qendror dhe kapacitetet e kufizuara nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik. Është e domosdoshme që bashkitë të kenë një standard kombëtar sa i përket shërbimeve bazë në nivel lokal” – u shpreh Demo.

Ky proces nuk mund të jetë i mbyllur si favor i qeverisë për të marrë vendime apo proces i paracaktuar politikisht” – u shpreh Luçiano Boçi.

Nëse modeli ka dështuar në të ardhura, në investime dhe në përfaqësim, atëherë problemi nuk është zbatimi – është vetë modeli” – tha Tabaku.

“Shqetësuese është shoqëria e një piktori për të bërë fasada të bukura. Shpopullimi masiv ka ndodhur në këto 10 vite me ritme të frikshme, kush e ka fajin?” – u shpreh Bledion Nallbati.

Për ministrin e Pushtetit Vendor, sfidë mbetet rekrutimi i personelit të bashkive, sidomos në ato të thella, dhe është kthyer në pengesë në ofrimin e shërbimeve.

Top Channel