Dalin pamjet nga sulmi në konsullatën izraelite në Stamboll, një prej autorëve i fshehur pas makinës dhe me kallash në dorë   

07/04/2026 14:10

Këto janë pamjet nga konsullata izraelite e cila u sulmua sot me armë nga tre persona, një prej të cilëve mbeti i vrarë pasi policia iu përgjigj të shtënave.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat turke, një prej autorëve shihet i fshehur pas një makine me një kallash në dorë, ndërsa mban edhe një çantë shpine.

Gjatë përplasjes me policinë, dy efektivë policie mbetën po ashtu të plagosur.

Ministri i Brendshëm turk tha se tre autorët janë identifikuar, ndërsa dy prej tyre janë vëllezër. Ata janë futur në Stamboll përmes Izmiti me një makinë të marrë me qira.

Ende mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një grup terrorist, por hetimet vijojnë për përcaktimin e këtij sulmi të rëndë.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel