“Ke ngecur te krevati”/ Selin dhe Miri akuzojnë njëri-tjetrin, ndërhyn Rogerti: Këta njihen nga jashtë
Mircea Lucescu, një nga trajnerët më të njohur të futbollit botëror, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, pas një ataku në zemër që pësoi në Spitalin Universitar, ku ishte shtruar për disa ditë.
Problemet shëndetësore nisën gjatë kampit të kombëtares së Rumanisë, para miqësores me Sllovakinë (0-2), të cilën ai nuk e ndoqi. Trajneri u dërgua menjëherë në spital, ku pësoi atakun në zemër më 3 prill dhe dy ditë më parë kaloi në koma, por nuk arriti të mbijetojë.
Vdekja e Lucescu vjen pak ditë pas përfundimit të aventurës si trajner i kombëtares rumune, pas dështimit për të kualifikuar ekipin për Kupën e Botës 2026.
Ai ishte emëruar në këtë post në gusht të vitit 2024 dhe kishte marrë këshilla nga mjekët rumunë dhe belgë për të pushuar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.
Mircea Lucescu, i njohur si “Il Luce”, fitoi gjatë karrierës 37 trofe, duke u renditur pas Sir Alex Ferguson dhe Pep Guardiola. Ai shënoi karrierën e tij kryesisht te Shakhtar Donetsk, ku fitoi tetë tituj të kampionatit ukrainas dhe UEFA Cup në 2009.
Ai gjithashtu ndikoi në futbollin turk me Galatasaray dhe Beşiktaş, duke fituar tituj kampionati dhe Superkupën e UEFA-s me Galatasaray në vitin 2000. Në Rumani, Lucescu fitoi kampionatin me Dinamo dhe Rapid.
Gjatë karrierës së tij, trajneri drejtoi klube si Corvinul, Dinamo, Pisa, Brescia, Reggiana, Rapid, Inter, Galatasaray, Beşiktaş, Shakhtar, Zenit Saint Petersburg, Dynamo Kyiv dhe kombëtaren turke.
Mandati i parë i Lucescu te kombëtarja rumune në vitet ’80 mbetet një nga momentet historike të futbollit rumun, pasi ai kualifikoi ekipin për Kampionatin Evropian 1984, duke shënuar debutimin e “Trikolorëve” finalet e turneut.
Top Channel