Kriza globale e energjisë e shkaktuar nga bllokada e Ngushtica e Hormuzit nga Irani është më e rëndë se krizat e viteve 1973, 1979 dhe 2002 së bashku.
Paralajmërimi vjen nga kreu i Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë, Fatih Birol, i cili në një intervistë për Le Figaro deklaroi se bota “nuk ka përjetuar kurrë një ndërprerje të furnizimit me energji të kësaj përmase”.
Sipas tij, vendet më të rrezikuara janë ato në zhvillim, pasi do të përballen me rritje të fortë të çmimeve të naftës dhe gazit, shtrenjtim të ushqimeve dhe rritje të përgjithshme të inflacionit.
Kriza vjen në një kohë kur vendet anëtare të Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kanë rënë dakord të lirojnë një pjesë të rezervave të tyre strategjike për të përballuar situatën.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, pasi përmes saj kalon rreth 20% e furnizimit global.
Top Channel