Kërkesa për heqjen e masës së pezullimit nga detyra, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën për Belinda Ballukun
07/04/2026 10:00
Gjykata e Posaçme ka lënë sërish në fuqi masën ndaj Belinda Ballukut, pasi ajo kërkoi heqjen e pezullimit nga detyra.
Mbrojta e Ballukut siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, pretendon se nuk ka më objekt, për masën e pezullimit dhe po ashtu sipas mbrojtes ka kaluar afati 3 mujor.
Më herët gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Miliana Muça, ka marrë në shqyrtim kërkesën për heqjen e masës së pezullimit dhe e ka lënë më fuqi.
Nga ana tjetër në datën 9 prill në Gjykatën e Lartë një trupë tjetër gjyqësore do të dëgjojë avokatët që insistojnë edhe heqjen e masës së sigurisë ndalim për të dalë jashtë vendit të deputetes Balluku.
Top Channel