Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas, qytetarët duhet të paguajnë 200 lekë më shumë
Një 31-vjeçare është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pasi është kapur duke transportuar shtatë emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në pranga ra dhe një 22-vjeçare, e cila kontrollonte rrugën për të shmangur kontrollet e policisë.
Uniformat blu sekuestruan dy automjete dhe shuma parash në lekë dhe euro.
Njoftimi i policisë:
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 31-vjeçarja.
Arrestohet edhe drejtuesja e automjetit shoqërues, që kontrollonte rrugën për shmangien e shërbimeve policore.
Sekuestrohen 2 automjete, një sasi euro dhe një sasi parash.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një mënyrë të re të tentativave për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mënyra”.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetaset: F. B., 31 vjeçe, dhe Xh. C., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Shtetasja F. B. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Morinë, duke transportuar me automjetin e saj 7 emigrantë të paligjshëm, të cilët do t’i ndihmonte të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit.
Ndërsa shtetasja Xh. C., me automjetin e saj, e shoqëronte dhe kontrollonte rrugën për të shmangur kontrollet e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, një sasi euro dhe një sasi parash.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel