Po transportonte një ekskavator, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në Moglicë të Korçës

06/04/2026 13:41

Një aksident ka ndodhur në dalje të fshatit Moglicë të Korçës.

Një mjet i tonazhit të rëndë është rrëzuar pasi ka qenë duke transportuar një ekskavator.

Ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë aksit rrugor.

Si pasojë e aksidentit, ka shpëtuar mrekullisht drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer që udhëtonte me të. Ata kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Top Channel