“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë, studentët shqiptarë në RMV kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë. Tirana zyrtare i mbështet
Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Zonja, ka rrëfyer jetën e saj mes Shqipërisë dhe Amerikës, si dhe njohjen me bashkëshortin e saj.
Në një intervistë ndryshe për “Galeri” pjesë e “E Diell”, ajo tha se me bashkëshortin e saj, Arturin, gazetar i njohur, janë njohur në shkollën e mesme, ku ai studionte violinë. “Kemi qenë shokë të ngushtë dhe as vetë nuk e kuptuam kur u lidhëm”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se kanë bërë një jetë të lumtur së bashku.
Pas viteve ’90, familja Zonja aplikoi për lotarinë amerikane dhe e fitoi. Për shkak se të dy ishin në punë, ata shkonin shpesh në Amerikë, por vendimin për t’u shpërngulur plotësisht e morën pasi dolën në pension.
“Unë jam vajzë korçare. Mami dhe babai kanë ndërruar jetë. Babai na la herët, ndërsa mamaja ime ka rritur vetë pesë fëmijë. Edhe tani nuk e kuptoj ku e gjente atë forcë dhe përkushtim ndaj nesh. Kjo situatë na bëri edhe më të ndërgjegjshëm. Motra dhe vëllai, më të mëdhenj se unë, e mbështetën shumë mamin, duke studiuar dhe punuar njëkohësisht. Kam qenë ndër artistet e para që kam bërë recitalin e parë me këngën ‘Perëndeshë e Bukurisë’. Filloren dhe shkollën e mesme të muzikës i kam kryer në Korçë. Nga nxënëse që isha, u ktheva mësuese në atë shkollë. Një nga nxënëset e mia të para ishte Eli Fara.
Fillimet e mia në muzikë kanë qenë në moshën 15-vjeçare dhe më pas kam vijuar me pjesëmarrje në festivale. Nga familja pata shumë përkushtim, të gjithë interesoheshin për shëndetin dhe veshjen time, më shihnin me kujdes, isha më e përkëdhelura.
Me Arturin jam njohur në shkollën e mesme, ai studionte violinë. Kemi qenë shokë të ngushtë klase. As vetë nuk e morëm vesh që nga shoqëria e ngushtë do të lidheshim. Kemi bërë një jetë të lumtur, me dy fëmijë të shkëlqyer. Dasmën e kemi bërë në Korçë. Familja e tij më ka ndihmuar shumë në rritjen e fëmijëve, pasi janë binjakë.
Pas viteve ’90 kam qenë disa herë në Amerikë për koncerte. E shikoja SHBA-në si vendin e mundësive të mëdha. Një ditë ne duke e bërë si shaka hodhëm lotarinë amerikane, siç e bënin gjithë korçarët. Ne na del dhe këtë mundësi nuk kishim si ta linim. E shfrytëzuam. Por, ishim në punë, shkonim 6 muaj, shkonim e vinim. Ditën që dolëm në pension vendosëm që të shkonim. Në korçarëve na pëlqen Amerika”.”, u shpreh ajo.
Top Channel