“Më keq se Biden pas debatit televiziv”/ Publikohet sondazhi, Trump humb popullaritet

06/04/2026 13:39

Kanë mbetur shtatë muaj deri në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA dhe sondazhet nuk janë aspak favorizuese për Donald Trump.

Presidenti amerikan ka një rënie të ndjeshme të popullaritetit, dhe problemi nuk janë raketat mbi Teheranin, por çmimet në supermarketet në SHBA.

Gjendja e ekonomisë  duket se mbetet një shqetësim madhor për votuesit amerikane. Më pak se 15 muaj nga marrja e detyrës, Trump rezulton sot më pak popullor nga sa ishte në një njëjtën kohë gjatë mandatit të tij të parë. Popullariteti i tij është madje më i ulët edhe sesa ai i Joe Biden pas performancës katastrofike në debatin televiziv që e detyroi të tërhiqej nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Anketimet tregojnë prej javësh një erozion të rëndësishëm të mbështetjes nga hispanikët, një nga faktorët vendimtarë të fitores së tij dërrmuese dy vjet më parë. Indeksi i tij i përgjithshëm i miratimit vendoset sot në rreth 35-40%: Mesatarja e llogaritur nga analisti i sondazheve Nate Silver vjen më një rënie prej 17 pikësh. Në fund të marsit, u shënuan nivele të reja rënieje të pëlqimit së pari për çështje kyçe si ekonomia (kostoja e jetesës, inflacioni), e më tej edhe dhe politika e jashtme sidomos çështja e Iranit.

Zhvillimet në Iran mund të ndryshojnë situatën në ditët në vijim, por vështirësitë më të përgjithshme ekonomike duken se peshojnë më shumë në këtë moment. Premtimi i bërë në tetor- benzina nën dy dollarë për gallo, nuk po vihet në jetë.

Në Kalifornia, çmimi i saj sapo i kaloi 6 dollarët dhe sipas ekspertëve, kjo mund të përdoret kundër kreut të shtetit dhe partisë gjatë verës, në fazën finale të fushatës elektorale të nëntorit, kur Trump mund të humbasë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe (ndoshta, edhe pse më vështirë) edhe në Senat.

Top Channel