Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.

Qëllimi i tyre është:

* përvetësimi i të dhënave personale;

* vjedhja e të dhënave bankare;

* aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;

* Mos jepni të dhëna personale apo bankare;

* Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.

Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:

* Fshini menjëherë mesazhe të tilla;

* Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;

* Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.

Top Channel