Video/ Zjarr në një dyqan në qendër të Tiranës, detajet e para
05/04/2026 14:46
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në qendër të Tiranës, në një dyqan, mbi të cilin shihen flakët.
Siç shihet nga pamjet flakët shihen në pjesën e çatisë së dyqanit në zonën e njohur si 9-katëshet në Rrugën e Barrikadave.
Tymi ka “pushtuar” zonën dhe është përhapur kudo.
Top Channel