Video/ Roli i CIA-s në shpëtimin e pilotit amerikan, shkatërrohen dy avionë C-130, Irani pretendon dështim të operacionit

05/04/2026 13:15

CIA luajti një rol vendimtar në operacionin e shpëtimit të pilotit amerikan, sipas CBS.

Pasi e gjeti atë në një çarje mali, ia transmetoi vendndodhjen e tij Pentagonit dhe përdori një truk mashtrimi për të lehtësuar operacionin e shpëtimit.

Sipas raporteve të medias amerikane, dy avionë C-130 mbetën të bllokuar në rërë gjatë operacionit të shpëtimit dhe u shkatërruan nga amerikanët për të parandaluar që ata të binin në duart e armikut. Teherani, nga ana e tij, pretendon se rrëzoi disa avionë amerikanë (përfshirë një C-130) dhe se “operacioni i shpëtimit dështoi”.

Ndër të tjera televizioni iranian publikon pamje të ‘aeroplanëve të rrëzuar amerikanë’.
Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë rrënojat e disa avionëve amerikanë në Iran, pas operacionit të rrezikshëm për të shpëtuar pilotin amerikan, avioni luftarak F-15 i të cilit u rrëzua mbi territorin iranian të premten.

Pamjet tregojnë një fushë të gjerë me mbeturina avionësh që digjen. Pjesë të dëmtuara të avionëve janë gjithashtu të dukshme, duke përfshirë ato që duket se janë motorë turbohelikë. Nuk është e qartë se çfarë lloji avionësh i përkasin.

Top Channel