Foto ilustruese

Një 19-vjeçar me origjinë Egjiptiane pasi ka kaluar kufirin tokësor nga Greqia në vendin tonë është gjetur pa jetë në fshatin Nivicë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 04.04.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt””, njofton policia.

Katër të rinj egjiptianë janë gjetur në fshatin Nivic të Sarandës, ku ishin strehuar gjatë natës në një banesë, bëjnë me dije burime nga policia e Himarës.

Sipas burime, me ta ndodhej edhe viktima 19-vjeçarë, i cili kishte probleme shëndetësore dhe vuante nga diabeti, fakt i konfirmuar nga dëshmitarë dhe personeli shëndetësor.

Të rinjtë raportohet se ishin të lodhur, të raskapitur dhe të paushqyer. Punonjësit e policisë u kanë dhënë ndihmën e parë, ushqim dhe veshmbathje, ndërsa më pas janë shoqëruar në qendrën e pritjes në Qafë Botë, Sarandë.

Ky është rasti i dytë në 24 orët e fundit kur emigrantë të huaj zbulohen të vdekur në territorin shqiptarë. Dy emigrantë me origjinë nga Afrika u gjetën pa shenja jete në malin e Kamenicës në Korçës pasditen e të shtunës. Temperaturat e ulta besohet të jetës shkaku i humbjes së jetës të tyre.

Top Channel