Lajmi i fundit/ Gjendet i pajetë emigranti 19-vjeçar në fshatin Nivicë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët katolikë, duke theksuar simbolikën e kësaj feste që përfaqëson triumfin e së mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën dhe të shpresës mbi vështirësitë.
Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit ka ndarë një mesazh për besimtarët, duke uruar paqe, gëzim dhe bekime për të gjitha familjet në këtë ditë të shenjtë.
Statusi ne Facebook
“Gëzuar Pashkën!
Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.
Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.
Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja.
Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e tij.
Top Channel