Nuk prodhohej në standardet e nevojshme higjieno-sanitare, sekuestrohen 7 ton djathë në Shkodër
05/04/2026 10:50
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 7,196 kg (7 ton) djathë të bardhë lope.
Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit, nën arsyetimin se djathi prodhohej në mungesë të standardeve higjieno-sanitare.
Ndaj subjektit janë marrë edhe masa administrative:
Gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, në bazë të Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”, neni 68, pika 1, germa “h”.
Gjobë në vlerën 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.
Top Channel