“Ndërhyn ku ka debat Mateo”/ “Më ke thënë se do më heqësh nga loja”, Juela sfidon banorin: Hajde, bujrum

05/04/2026 01:08

Në shtëpinë e Big Brother VIP, tensionet dhe debatet nuk kanë të ndalur.

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Mateos, Rogertit, Mirit dhe Juelës, ku ka pasur akuza për ofendime dhe manipulime.

Sipas Juelës, Mateo i ka thënë se do e heqë nga loja, teksa e sfidon duke i thënë ‘hajde dhe më hiq, bujrum’.

Pjesë nga debati:

Mateo: Juela ndërhyn ku ka debat, Mateo.

Miri: Mateo është “lavatriçe” sepse rrotullohet me 5 fjalët që di. Vetëm ofendon dhe denigron. Është marrë me mua në të gjitha situatat: je i flliqur, i mbaruar, plak pa dhëmbë. Më ka përmendur fëmijën dhe për gruan më ka thënë: “Do e divorcosh?!” Me këtë njeri nuk kam bërë ndonjëherë debat normal, me argumente.

Rogerti: Më ka prekur në burrëri, më ka thënë: “Mos je homoseksual?” Ky zotëri s’do të mbajë përgjegjësi për asgjë. Unë s’do ta kursej derisa të shkojë në finale. Sa të vështirë e kam pasur, jeta ime është përdorur kundër meje.

Juela: Për mua Mateo është zhgënjim total në këtë rrugëtim. Kur ky djalë më ka konsideruar njeri fals dhe s’ka treguar mirënjohje për mua. Rrugëtimi i tij ka qenë me intriga, me fjalor dhunues. Ti, mor djalë, je si Selin që mendon se bota rrotullohet rreth teje.

Mateo: Ti vjen pas meje.

Juela: Ke shfrytëzuar maksimalisht kartën e dashurisë, që për mua nuk ekziston. Unë nuk ndihem e rrezikuar nga Mateo. Ka ardhur Mateo dhe më ka thënë: “Juela, unë ty do të heq.” Ka qenë me Brikenen bashkë.

Mateo: Nuk e kam thënë.

Juela: Hajde dhe më hiq. Bujrum!

Top Channel