Mori biçikletën në krah dhe u largua, arrestohet 26-vjeçari në kryeqytet. Rezulton autor i disa vjedhjeve

05/04/2026 11:45

Një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi rezulton autor i disa vjedhjeve në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë duke kryer një vjedhje në Laprakë, teksa dyshohet se ka kryer edhe 4 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme.

26-vjeçari rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 26 vjeç.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve mars–prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel