Mbytet në Detin e Azovit anija ruse që transportonte grurë, një i vdekur dhe dy të zhdukur

05/04/2026 14:20

Një anije tregtare që transportonte grurë është mbytur në Detin e Azovit më 5 prill, duke lënë pas të paktën një viktimë dhe dy persona të zhdukur, sipas një zyrtari rus.

Vladimir Saldo, i emëruar nga Rusia për të administruar zonat e kontrolluara nga Moska në rajonin Kherson të Ukrainës, njoftoi në Telegram se nëntë anëtarë të ekuipazhit janë gjetur të gjallë në breg dhe se të gjithë ishin shtetas rusë.

Sipas tij, një nga ndihmësit e kapitenit ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Po ashtu, po shqyrtohet mundësia që anija të jetë goditur nga një dron ukrainas dhe më pas të jetë përfshirë nga flakët, çka mund të ketë çuar në fundosjen e saj.

Top Channel