“Operacioni më i guximshëm në historinë ushtarake të SHBA”/ Hap pas hapi, si ndodhi shpëtimi i pilotit amerikan në Iran, Trump: Mrekulli e Pashkëve
Në mesazhin e tij të Pashkëve, Papa Leone bëri një thirrje të fuqishme për paqe dhe reflektim, duke theksuar se çdo i krishterë nuk mund të pranojë dhunën dhe pasojat e luftërave në mënyrë fataliste.
Papa u shpreh: “Në dritën e Pashkëve, le ta lëmë Krishtin të na surprizojë! Le ta ndryshojë zemrat tona me dashurinë e pakufizuar që na tregon! Kushdo që mban armë, le t’i lërë! Kushdo që ka fuqinë të shkaktojë luftëra, le të zgjedhë paqen! Jo një paqe të imponuar me forcë, por përmes dialogut!”.
The Urbi et Orbi Blessing, imparted by the Holy Father Pope Leo XIV. By the willful grace and intent of the Pope, a plenary indulgence is granted to all the faithful present and those united spiritually, who receive his blessing by radio, television and social media. pic.twitter.com/KwVIjY5z1r
— Catholic Sat (@CatholicSat) April 5, 2026
Ai paralajmëroi për rrezikun e një “globalizimi të indiferencës”, duke kujtuar se shpesh mësuam të pranojmë dhunën pasivisht dhe të bëhemi indiferentë ndaj vdekjes dhe pasojave të konfliktit: “Kryqi i Jezusit na kujton dhimbjen dhe shkatërrimin që shkakton vdekja. Nuk mund të vazhdojmë të jemi indiferentë dhe nuk mund ta pranojmë të keqen si dishepull!”
Duke iu drejtuar pelegrinëve në Sheshin e Shën Pjetrit dhe besimtarëve katolikë në të gjithë botën, Papa Leone shtoi: “Paqja që na jep Jezusi nuk është vetëm një armëpushim, por ajo që prek dhe ndryshon zemrën e secilit prej nesh! Le të pendohemi dhe të përqafojmë paqen e Krishtit!”
Ai ftoi besimtarët të marrin pjesë në vigjiljen e lutjes për paqe, që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme, më 11 prill, në Sheshin e Shën Pjetrit.
Në përmbyllje, Papa Leone nënvizoi: “Le të braktisim çdo dëshirë për grindje, pushtet apo dominim dhe t’i lutemi Zotit t’i japë paqen e tij botës, e cila është e goditur nga luftërat dhe mban shenjat e urrejtjes dhe indiferencës, që na bëjnë të ndihemi të pafuqishëm përballë së keqes.”
Top Channel