“Operacioni më i guximshëm në historinë ushtarake të SHBA”/ Hap pas hapi, si ndodhi shpëtimi i pilotit amerikan në Iran, Trump: Mrekulli e Pashkëve
Eksplozivë janë gjetur pranë tubacionit Turkstream në Serbi, i cili furnizon me gaz natyror rus Hungarinë dhe vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore.
“Janë me fuqi shkatërruese”, raportuan autoritetet, teksa dy liderët e vendeve kanë bërë reagimet e tyre.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se njësitë e sigurisë zbuluan një mjet shpërthyes me kapacitet të lartë shkatërrues pranë infrastrukturës energjetike.
Ai theksoi se hetimet janë në zhvillim dhe se pala hungareze do të mbahet e informuar për çdo zhvillim.
Nga ana tjetër, kryeministri hungarez Viktor Orban bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Vuçiçin dhe menjëherë pas kësaj thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit të mbrojtjes.
Tubacioni Turkstream është një nga rrugët kryesore të furnizimit me gaz rus për rajonin e Ballkanit dhe Evropën Qendrore, duke e bërë atë një objekt strategjik me rëndësi të lartë për sigurinë energjetike.
Top Channel