“Është miratuar skema kombëtare për fermerët”/ Rama në podcastin “Flasim”: Risi nxitja e praktikave të qëndrueshme në bujqësi

05/04/2026 10:21

Kryeministri Edi Rama foli në podkastin “Flasim” për miratimin e skemës kombëtare për fermerët, duke zbuluar edhe risitë e 2026.

Kryesocialisti u shpreh se çdo fermeri i takon nga skema lehtësimi i kushteve dhe financimi, që garantohet produktiviteti.

Këtë javë është miratuar edhe skema kombëtare mbështetëse për fermerët për vitin 2026, e cila u ndërtua mbi konsultime intensive të drejtpërdrejta në të gjitha qarqet me fermerët dhe është orientuar prej tyre. Për këtë arsye, skema rrit ndjeshëm mbështetjen për fermerët, jo thjesht në aspektin e volumit financiar, por edhe në aspektin e lehtësimit të kushteve për ta përfituar atë që çdo fermeri i takon nga skema dhe, njëkohësisht, duke financuar në ato drejtime prioritare që garantojnë më shumë produktivitet dhe fuqizim më të mirë të zinxhirit të vlerës.

Për herë të parë përfshihen në skemë forma mbështetjeje të cilat nuk kanë qenë të përdorura deri më sot. Ndërsa një tjetër risi është nxitja e praktikave të qëndrueshme në bujqësi, përmes mbështetjes së metodave biologjike dhe afrimit me standardet europiane. Një fokus i veçantë i skemës janë edhe fermerët e rinj, për të cilët është parashikuar një fond i konsiderueshëm që mbështet investimet e tyre dhe, nga ana tjetër, skema në tërësi forcon prodhimin vendas, sepse ky është një synim parësor, rrit konkurrueshmërinë duke krijuar më shumë mundësi dhe akses dhe, sigurisht, inkurajon përafrimin me standardet europiane”, u shpreh Rama.

Top Channel