Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare? “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, program i synuar nga qeveria për t’i ardhur në nevojë bizneseve të vogla, do të shpallet në maj.
Ky lajm u dha nga kryeministri Edi Rama gjatë podcastit “Flasim”, i cili shtoi se do tu vihet në dispozicion garanci dhe financë që të çojë në dyfishimin e ndërmarrjes së tyre.
“Kjo javë ka qenë java e punës edhe për një program që qeveria shqiptare do të bëjë së shpejti të disponueshëm për të gjithë të interesuarit: programi “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”. Një program i bazuar te bashkëpunimi mes qeverisë së Shqipërisë, Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, për të hapur një linjë të re kredie dhe për të vendosur instrumente të rinj garancish për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që e kanë krijuar një bazë, që kanë një vizion rritjeje, që kanë ambicien dhe vullnetin për t’u rritur, por që kanë pikërisht pamundësinë për ta mbështetur vizionin dhe ambicien e tyre me kapital të mjaftueshëm dhe akses në financë.
Pikërisht këtë po bën qeveria me Bankën e Shqipërisë dhe me bankat e nivelit të dytë. Kemi pasur një takim shumë të dobishëm pak ditë më parë, gjatë javës që lamë pas, dhe kemi dakordësuar që brenda një muaji, pra në fillim të muajit maj, do të bëjmë edhe shpalljen e programit, me firmosjen ceremoniale të të gjitha marrëveshjeve të nevojshme, për t’i vënë në dispozicion të gjithë atyre që duan të rriten një garanci dhe një financë që të çojë në dyfishimin e ndërmarrjes së tyre”, deklaroi kryeministri.
Top Channel