Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare? Adrian Ogiçi, i dënuar me 20 vite burg për rrëmbimin dhe zhdukjen e një personi, është arrestuar në Spanjë.
40-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, teksa pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.
“Në vijim të bashkëpunimit me partnerët për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, në Spanjë, i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim”, njofton policia.
Gjykata e Krimeve të Rënda në 2017 shpalli fajtor dy persona, të cilët i dënoi në total me 39 vite burgim për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Ridvan Lamajt, për fatin e të cilit që prej 2015 nuk dihet më asgjë.
Islami mori 19 vjet dënim, ndërkohë që i dyshuari si bashkëpunëtor i tij Adrian Ogiçi u dënua me 20 vjet.
Ridvan Lamaj, baba i dy fëmijëve, u rrëmbye në 15 qershor 2015 në qytetin e Sarandës.
Organi i akuzës dyshon se rrëmbimi i tij ndodhi për shkak të prishjeve të pazareve të drogës, përsa kohë dy të akuzuarit rezultonin të skeduar në fushën e narkotikëve.
Sipas prokurorisë, e cila raportoi asokohe se dyshimet ishin për aktivizimin e Lamajt si korrier droge dhe pas zhdukjes së një dërgese me hashash rrëmbyesit kanë dyshuar tek 37-vjeçari.
Top Channel