Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, festa e shpresës dhe paqes në kishat katolike dhe ungjillore

05/04/2026 11:25

Besimtarët katolikë dhe ungjillore kremtojnë sot Pashkët edhe në Durrës, në një atmofere festive, mbushur plot shpresë e paqe.

Në katedralen “Shën Lucia” u mbajt paraditen e së dielës mesha e ringjalljes së Zotit, ashtu si dhe në kishat e tjera. Edhe natën e kaluar besimtarët morën pjesë në shërbesat e kremtimit të ringjalljes së Zotit, shoqëruar me bekimin e zjarrit dhe qiririt të Pashkëve, si dhe dhënien e Lajmit të gëzuar: “Krishti u ringjall. Po vërtet u rinjgjall.”

Bashkë me Krishtlindjen, Pashkët janë festat më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. 

Top Channel