38-vjeçari përplas dy mjete të parkuara në Korçë, rezultoi se ishte në gjendje të dehur
05/04/2026 13:18
Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku u përfshinë tre mjete.
38-vjeçari, i cili rezultoi se ishte në gjendje të dehur, ka përplasur dy mjete të parkuara.
“Arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 38 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në një aksident rrugor ku ka përplasur dy automjete të tjera, të parkuara.
Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi Ll. Ç., 45 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në njërin prej automjeteve të parkuara, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi O. Z., drejtonte automjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.
Top Channel