Video/ Me pranga në duar, momenti kur Erion Veliaj lë Gjykatën Administrative dhe futet në fugonin e policisë
03/04/2026 14:54
Gjykata Administrative vendos që të shtyje seancën mbi kërkesë-padinë e Erion Veliajt për prokurorin Ols Dado.
Në pamjet e mundësuara nga LSA, shihet momenti kur kryebashkiaku i Tiranës lë ambientet e gjykatës dhe futet në fugonin e policisë, teksa bën edhe një përshëndetje me kokë.
Gjykata ka argumentuar se seanca u shty në mënyrë që të rregullohet ndërgjyqësia, ose në të kundërt do të vendoset pushimi i padisë.
Top Channel