Amerikanët konfirmojnë rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

03/04/2026 16:53

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane.

Fati i ekuipazhit të aeroplanit mbeti i paqartë, ndërsa zyrtarët amerikanë nxituan të organizonin një operacion kërkim-shpëtimi përpara se Irani të arrinte tek ndonjë i mbijetuar, thanë burimet.

Lajmi u raportua fillimisht nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila tha se një F-35 amerikan ishte rrëzuar dhe tregoi foto. Analistët e cituar nga CNN arritën në përfundimin se, bazuar në foto, bëhej fjalë për një avion F-15.

Më vonë, media iraniane vunë re se operacioni i kërkim-shpëtimit i amerikanëve për pilotin ishte i pasuksesshëm, duke shtuar se autoritetet lokale kishin ofruar një shpërblim të lartë për këdo që arrinte ti gjente dhe kapte ato.

Top Channel