E rëndë në Durrës/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në palestrën e shkollës
Pas seancës në Gjykatën Administrative, avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka folur për mediat.
Ai ka thënë se prokurori që arrestoi kryebashkiakun e Tiranës nuk i plotëson kriteret.
“Siç e patë ishit dëshmitar të një fakti që doli qartë, nëse plotëson ose jo kriteret prokurori që arrestoi dhe ndaloi kreun e bashkisë së Tiranës, dhe doli që kriteret nuk janë plotësuar.
Padia ka qëllim të investojë gjykatën, të vlerësojë nëse kemi një prokuror apo një qytetar të thjeshtë që ka marrë atributet në mënyrë të paligjshme të një prokurori.
Është një çështje që lidhet me shtetin e së drejtës dhe shkon përtej individin. Hap precedent që çdo qytetar mund të bëhet prokuror.
Nuk kemi asnjë pretendim për firmën e zotit Dumani. Z.Dumani është prokuror. Ne jemi këtu për procesin investigativ.
Nëse nuk do të ketë prokuror të Republikës së Shqipërisë që nuk ka ushtruar vepër penale, nuk do të ketë seancë plenare”, tha Ndreca.
Top Channel