Zbardhen detaje nga dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën edhe automjetin
Një plagosje ka ndodhur në Kamëz, ku e lënduar si pasojë e saçmës së armës së zjarrit ka mbetur një 30-vjeçare.
Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe.
“Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale. Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas“, njofton policia.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.
Top Channel