Kanabisi në depon e ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, kush janë shtatë punonjësit e policisë që u pezulluan
Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të kreut të Grupit të PS, Taulant Ballës.
Në dokumentin e drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, deputetët demokratë thonë se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka fyer dhe kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme deputetet gra të PD-së.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesat për shqyrtimin e masave disiplinore ndaj deputetëve demokratë, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Albana Vokshi, pas incidentit të ndodhur gjatë seancës së djeshme në Kuvend.
Sipas kërkesës së PS-së, për Flamur Nokën kërkohet përjashtim 60-ditor nga Kuvendi, ndërsa për Elda Hotin dhe Albana Vokshin parashikohet përjashtim 30-ditor secila.
Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë kërkesat dhe të vendosë për masat disiplinore në ditët në vijim.
Top Channel