Ndodh për herë të parë që nga nisja e luftës SHBA-Izrael me Iranin, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit

03/04/2026 15:49

Një anije franceze me kontejnerë kaloi Ngushticën e Hormuzit, duke shënuar kështu të parën herë që një anije nga Europa Perëndimore lundron përmes kësaj rruge të rëndësishme detare që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit në Iran.

Anija u nis të enjten pasdite nga ujërat pranë Dubait, duke transmetuar sinjal që konfirmonte pronësinë e saj franceze. Ajo kaloi pranë bregut iranian, dhe më pas sinjalizoi praninë në Oman. Burime të ndryshme konfirmuan se kalimi ishte i suksesshëm.

Që prej nisjes së konfliktit më shumë se një muaj më parë, kalimet në Hormuz kanë rëndë ndjeshëm dhe aktualisht, këtë rrugë detare po e përdorin vetëm një numër i vogël anijesh- kryesisht ato që kanë marrëdhënie të mira me Teheranin.

Lundrimi i anijes franceze konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm, pasi tregon se, edhe në një situatë të tensionuar, anijet tregtare nga Europa Perëndimore po gjejnë mënyra për të përdorur këtë rrugë detare kritike për tregtinë globale.

Top Channel