“Presidenca nuk kishte dokumentacion për përzgjedhjen e Ols Dados”, avokati i Veliajt: Artur Metani në konflikt interesi
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë fundjavë të rrisë përsëri çmimin e naftës, ndërkohë që është aktivizuar dhe vendimi i qeverisë për uljen e akcizës me 20%.
Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të shitet në tregun e pakicës me 224 lekë, nga 218 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 6 lekësh.
Ky është çmimi përfundimtar pasi i është aplikuar dhe ulja e akcizës. Por Ministria e Financave bën të ditur se nëse nuk do të ishte ulur akciza, çmimi me pakicë i naftës do të ishte 233 lekë, ose 9 lekë më shumë sesa u vendos çmimi këtë të premte.
Ndërsa nënprodukti benzinë do të shitet me të njëjtin cmim duke mbetur e pandryshuar për 181 lekë për litër. Gazi nuk ishte pjesë e vendimmarrjes në këtë mbledhje, çka nënkupton se çmimi i tij mund të pësojë luhatje nga operatorët në treg.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi që prej kësaj të premte në orën 20.00 të mbrëmjes dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Përpara rritjes së cmimeve, Ministria e Financave miratoi këtë të premte edhe aktin normativ për uljen e akcizës me 20%. Teksa u bë e ditur se cdo luhatje e naftës mbi 220 lekë do të sjellië aplikimin e uljes së akcizës ndërsa ky vendim do të aplikohet edhe për benzinën nëse kalon cmimin mbi 200 lekë për litër.
Përvec akcizës, në 1 litër naftë aplikohen edhe 3 taksa të tjera. Elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër. Akciza është fikse dhe 3 lekë është taksa e karbonit. Mbi këto llogaritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final.
Top Channel