Izraeli intensifikon sulmet ndaj Iranit dhe godet edhe Bejrutin, dhjetëra shpërthime gjatë orëve të fundit 

03/04/2026 20:40

Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke goditur kryesisht Teheranin dhe zona të tjera strategjike, ndërsa konfliktit i është shtuar edhe një front i ri në Bejrut.

Sipas Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), në 24 orët e fundit janë kryer më shumë se 70 sulme në Iranin perëndimor dhe qendror. Objektivat kanë përfshirë vendet e lëshimit të raketave balistike dhe dronëve.

Në një zhvillim paralel, IDF njoftoi se ka filluar gjithashtu sulme ndaj pjesëve të Bejrutit, duke sinjalizuar një zgjerim të operacioneve ushtarake përtej territorit iranian dhe drejt Libanit.

Nga ana tjetër, Izraeli raporton se gjatë gjithë ditës janë lëshuar breshëri të shumta raketash nga Irani drejt territorit të tij, duke rritur tensionet dhe rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm në rajon.

Top Channel